Na ndiqni edhe në

Politikë

Kryemadhi: Duhet larguar kasta e vjetër politike, përndryshe do të mbetemi pa bukë!

Kryemadhi: Duhet larguar kasta e vjetër politike, përndryshe do

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë për Fax News ka komentuar situatën aktuale në të cilën ndodhet vendi për shkak të pandemisë, por gjithashtu ka folur dhe për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Kryemadhi është shprehur se duhet të largohet kasta e vjetër politike, që sipas saj po i marrin frymën vendit, përndryshe Shqipëria do të jetë në rrezik të madh për mungesë të ushqimeve.

“Situata ku ndodhemi sot është tmerrësisht e zezë dhe vetëm një qëndrim i ftohtë të ruan nga ky zjarr tmerrësisht i zi që ka instaluar qeveria. Këto dy muaj izolim kanë sjellë varfëri dhe shkurtim të 60 mijë vendeve pune.

Është një dëm i ekonomisë mbi 2 miliard dollarë, dhe sot shikojmë kllounët e bashkisë që shkojnë tek Teatri Kombëtar për të vetmen arsye sepse ose këtë janë super të çmendur dhe super perversë në ligësinë e tyre ose janë supër budallenj.

E them këtë duke u bazuar në raportet e fundit mbi ekonominë, dhe sot shkon me paturpësinë më të madhe për të provokuar, jo vetëm artistët por edhe njerëzit e zakonshëm.

Unë nuk mendoj se është çështje se po bëjmë një marketing për të parë një ndeshje futbolli, sot nuk është çështja për të bindur njerëzit për të dalë në protestë. Sot është problemi i mungesës së bukës së përditshme, është i varfërisë, papunësisë.

Kam një grup mbështetësish që mbështesin LSI dhe e përkrhahin, siç ka në partitë e tjera. Kjo nuk është më çështje politike dhe kush do të vijë në pushtet, por për të larguar një kastë të vjetër që po i merr frymën këtij vendi. Shqipëria do jetë vendi me rrezikun më të madh për mungesë të ushqimeve”, tha Kryemadhi./E.B-dritare.net