Na ndiqni edhe në

Politikë

Kryemadhi: Rama po shkon drejt humbjes!

Kryemadhi: Rama po shkon drejt humbjes!

E ftuar në emisionin ‘Top Talk’ në Top Channel, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi foli mbi zhvillimet e fundit politike në vend.

Kryemadhi tha se nuk është e surprizuar nga asnjë veprim i Ramës, i cili çdo ditë e më shumë tregon që është drejt fundit.

Teska riktheksoi qëndrimin se ajo dhe LSI janë për lista të hapura që nga viti 2008, Kryemadhi vuri theksin tek prishja e njëanshme e marrëveshjes së 5 qershorit të firmosur nga Këshilli Politik.

Ajo tha se sot, opozita është partnerja më e ngushtë e aleatëve të vendit SHBA dhe BE.

""Nuk ka asnjë lloj surprize në të gjitha veprimet që bën mazhoranca sot dhe aq më shumë të kryeministrit Rama. Ndoshta ndonjëherë unë mund të them që është bërë aq i parashikueshëm saqë çdo veprim ose çdo dalje e tij televizive tashmë, jo vetëm paraprihet me emocionet që rrethon kudo Rilindjen apo qeverisjen, por tashmë çdo veprim i tij dhe çdo tension i tij i brendshëm paraprihet edhe nga reagime biologjike të trupit të tij. Kështu që për mua këto lloj parashikimesh që ne po i dëgjojmë sot nuk kanë të bëjnë vetëm me parashikime, se nuk kanë të bëjnë thjesht me veprim politik. Por kanë të bëjnë me frikën të cilën e ka kapur kryeministrin tonë, i cili dashje pa dashje po ndjen që çdo ditë po shkon drejt fundit dhe drejt përfundimit të asaj për të cilën ai ka ndërtuar, tha Kryemadhi./E.B-dritare.net