Na ndiqni edhe në

Politikë

Korreshi shkon në Kuvend me qese mbeturinash: Dhuratë për Ramën!

Korreshi shkon në Kuvend me qese mbeturinash: Dhuratë për

Depueteti demokrat, Saimir Korreshi në nisje të seancës plenare ku do të diskutohet arrestimi dhe heqja e mandatit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt pas kërkesës së SPAK, është shfaqur në oborr me një qese të zezë mbeturinash.

Korreshi shkon në Kuvend me qese mbeturinash: Dhuratë për

I pyetur nga gazetarët mbi motivin, Korreshi tha se mbeturinat do t’ia çojë kreut të shtetit Edi Rama pasi, “koret e shalqinjve po kundërmojnë në Lushnje”.

“Si pushteti qendror, si pushtetet vendor, mbajnë me kaba myzeqarët dhe hedhin valle, vishen me rroba popullore, ndërkohë që plehrat dhe koret e shalqinjve kundërmojnë në Lushnjë. Ka çështje shumë të mëdha për t’u diskutuar në parlament këto ditën e fundit, por para se të na vije hashashi në fushat e Myzeqesë, katrojmë të na pastroni koret e shalqinjve se na mbyti lëngu, kundërmon era.
Këto plehra po ja çoj shokut Edi Rama t’i ketë atje, që të kthej ndonjëherë kokën. Nuk duan ata njerëz vetëm për t’u marrë votën dhe për t’ju bërë gërnete e kitare, duan edhe t'i pastrosh zonën për të cilën paguajnë taksën e pastrimit”, tha Korreshi./M.K-dritare.net