
Koronavirus/ Rama: Vala e dytë do të jetë më agresive, do të fuqizojmë sistemin
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama përmes një komunikimi live në Facebook ka folur për valën e dytë të koronavirusit. Rama shprehet se, vala e dytë do të jetë më agresive, e cila sipas tij do të përballohet. Kryeministri tha se, qeveria do të fuqizojë sistemin për të qenë gati për valën e re.
“Sjellja individuale e secilit nuk duhet të jetë si më parë, sepse një valë e re infeksioni ndoshta dhe më agresive se e mëparshjma, do të jetë e pashmangshme. Në ardhtë kjo valë, të jeni të bindur se do ta përballojmë me patjetër. Qeveria do të fuqizojë sistemin për të qenë gati për një valë të re. Struktura e re spitalore pranë autostradës Tiranë-Durrës është ndërtuar me standard evrpiane dhe po pajiset me gjithë logjistikën e nevojshme. Mjekët dhe infermierët na bënë krenarë. U treguan jo vetëm heronjtë e vërtetë, por edhe profesionistë. Mirënjohje pa fund dhe pa diskutim edhe një borxh ndaj tyre. Do bëjmë çmos ta përmbushim sa më mirë më tutje, edhe pse nuk e shlyejmë dot detyrimin njerëzor për çka ata bënë për shëndetin e këtij vendi. Më vjen mirë që kjo kohë që tronditi botën dhe ky armik i mbylli brenda tërë popujt e botës nuk na gjeti as pa mjete speciale mbrojtëse dhe as pa respiratorët, aq të kërkuar botërisht dhe aq të nevojshëm për të gjithë pacientët.”, u shpreh Rama./K.C/dritare.net

















