
Ja pse kryeministri Rama nuk do të jetë i pranishëm sot në Asamble!
E Mërkurë 2 Qershor 2021, 13:01
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm sot në Asamblenë e Partisë Socialiste që do të mbahet në orën 17:30. Kreu i qeverisë është nisur drejt Turqisë, por arsyet nuk dihen ende. Mbledhjen e sotme të Asamblesë do ta drejtojë sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla.
Ndryshe nga vitet e shkuara Asambleja do të mbahet online, për shkak të masave për të ndaluar përhapjen e Covid-19. Në programin për ditën e nesërme parashikohet që Asambleja e PS do të miratojë vendimin për zgjedhjet në strukturat vendore të partisë . Po kështu do të miratohet projekt vendimi për përfundimin e procesit të ngritjes dhe të funksionimit të Regjistrit Digjital të Partisë./L.F-dritare.net

















