
Interpelanca me kryeministrin, nis me përplasjen e Gjuzit dhe kreut të Kuvendit!
E Enjte 28 Maj 2020, 10:10
Dritare.net
Siç ishte kërkuar opozita ka nisur interpelancën me kryeministrin Edi Rama në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar. Fjalën në nisje të seancës e ka marrë deputeti Kujtim Gjuzi, i cili është përplasur me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçin. Për këtë është bërë shkak përdorimi i shpeshtë nga e Gjuzit, etiketimi për PS, si partia e Lanës. Kreu i Kuvendit, i ka tërhequr vëmendjen, duke i përmendur se partia e Gjuzit, një vit më parë, nuk mori as votën e tij.
"Po të mos ishte partia e Lanës nuk do ishe këtu në sallë. Meqë e citon shumë herë partinë tënde, një vit më parë ke konkurruar dhe s'ke votuar as vetë për partinë tënde", tha Ruçi./L.F-dritare.net

















