Hoti zbulon tre projektet e strategjike mes Kosovës dhe Shqipërisë
Dritare.net
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, ka zbuluar tre projektet e përbashkëta mes dy vendeve, që përfshijnë pikën doganore në Durrës, HEC në Shqipëri për të furnizuar Kosovën, linjë e përbashkët hekurudhore.
1-Porti i Durrësit ku unë kam punuar me ish ministrin e Financave që ta kemi një pikë doganore ku mallrat të huajnë në Kosove.
2-Në fushën e energjisë duhet të kujdesemi që ta zgjidhim afat gjatë këtë, duke konsideruar ndërtimin e një HEC në territorin e Shqipërisë për të furnizuar me energji Kosovë.
3-Lidhja e dy kryeqyteteve tona me hekurudhë. Është një projekt i hershëm, por ka ardhur koha të zbatohet. Në vjeshtë të këtij viti mund të gjenden fondet konkrete për të realizuar këtë projekt./E.B-dritare.net