Na ndiqni edhe në

Politikë

Hedhja e plehrave në rrugë, Rama: Të pacipët do të ndëshkohen!

Hedhja e plehrave në rrugë, Rama: Të pacipët do të

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një paketë ligjore ndëshkimesh për personat që hedhin mbeturinat në rrugë.

Rama në ‘Facebook’ shkruan se rrugët e reja janë për të shkurtuar distancat jo për t’u kthyer në vend-hedhje plehrash, ndërsa thekson se do të ketë masa për personat që dëmtojnë ‘Shiqërinë e rilindur turistike’.

“Rrugët e reja janë për të shkurtuar distancat, jo për t’u kthyer në vend-hedhje plehrash. Faleminderit Bashkisë Gjirokastër dhe ARRSH që u angazhuan në pastrimin e aksit Kardhiq-Delvinë që çdo ditë frekuentohet nga mijëra turistë. Dhe në këtë kthesë të madhe historike për turizmin e për ekonominë shqiptare, NE S’DO TË LEJOJMË QË SJELLJA E EGËR E NJË PAKICE INDIVIDËSH TË PACIPË, TË DËMTOJË SHQIPËRINË E RILINDUR TURISTIKE! NJË PAKETË E RE NDËSHKIMESH DRASTIKE LIGJORE PËR HEDHËSIT E PLEHRAVE RRUGËVE, DO TË HYJË NË FUQI MAKSIMUMI FILLIMVITIN E ARDHSHËM”, shkroi Rama./M.K-dritare.net