Na ndiqni edhe në

Politikë

Hajdari-Ramës: Jeni bërë si Nikola Gruevski që rrafshoi Shkupin

Hajdari-Ramës: Jeni bërë si Nikola Gruevski që rrafshoi

Deputetja e opozitës Rudina Hajdari, në fjalën e saj në Kuvend ditën e sotme tha se kryeministri Edi Rama, shembi teatrin për të ndërtuar kulla.

"Kemi një botë të tërë që po shikon fytyrën tënde barbare për të shembur këtë godinë. Dua t'ju kujtoj që ju keni patur një opsesion jo vetëm më këtë teatër, por me atë truall. Po të kishte qenë ai teatër diku tjetër do ta linit. E shembët sepse doni të ndërtoni kulla. Pse ju duhen këto kulla? Më vjen keq që ju zoti kryeministër vazhdoni dhe abuzoni me pushtetin tuaj. Ajo që më vjen çudi është fakti se deri ku shkoni ju për ta marrë atë truall. Jeni shndërruar në një Nikola Gruevski që rrafshoi Shkupin. Sot ju jeni po ai njeri dhe do keni po të njëjtin fat", tha Hajdari në Kuvend./L.F-dritare.net