Grupi demokrat shkarkon Hajdarin nga posti i kryetares. Ja cili deputet e zëvendëson!
Thursday 14 May 2020, 11:11
Dritare.net

Grupi Parlamentar Demokrat ka shkarkuar Rudina Hajdarin nga posti i kryetares. Ky vendim është marrë pas debateve për Reformën Zgjedhore, pasi deputetët e opozitës kërkojnë lista të hapura dhe janë kundër reformës që po bëjnë palët, ku pjesë e tryezës është edhe deputetja Hajdari. Ajo është zëvendësuar me deputetin Myslim Murrizi./L.F-dritare.net