Gjuzi-mazhorancës: Nëse doni, jemi gati për sherr. Mund të hedhim ndonjë granatë!
Dritare.net
Kuvendi sot nisi me fjalën e deputetit Kujtim Gjuzi, i cili foli me tona të ashpra, kur tha se qeveria po anashkalon partitë e tjera politike. Gjuzi tha se Balla, nuk i ka pranuar në takim. Duam të merremi vesh me fjalë, tha ndër të tjera deputeti, por nëse doni sherr, gati jemi.
“Kemi dy ditë që kemi lënë takim së bashku, dakord, po hapim rrugë se Kuvendi është më i rëndësishëm, por në fakt ligji për partitë politike bëhet. Në qoftë se doni sherr, në qoftë se doni probleme, mos kujtoni se nuk jemi gati për sherre. Ndryshe duhet të gjuajmë kryeministrin më bojë, zv.kryeministrin, kryetarin e parlamentit, ose të hedhim ndonjë granatë këtu brenda. Sado mund të duhet nga garda, në qoftë se një deputeti këtu ia jep mëndja për t’u futur me çfarë të duash, futet, se këtu janë futur dhe më parë. Por ne themi se jemi njerëz të përgjegjshëm, dhe në këtë kuptim ne themi që s’mund t’i anashkaloni 8 partitë politike. Keni dy ditë që na anashkalon zoti Balla, ndërkohë që ke dhënë fjalën”, tha Gjuzi./L.F-dritare.net