Na ndiqni edhe në

Politikë

Gazetari: Ja çfarë kërkon Greqia përmes Belerit nga Shqipëria!

Gazetari: Ja çfarë kërkon Greqia përmes Belerit nga

Gazetari Flogert Muça në intervistën e ditës për Dritare TV ka komentuar ‘përplasjet’ e Edi Ramës me Greqinë për çështjen e Fredi Belerit.

Muça tha se në këtë çështje nuk mund të kritikojmë kryeministrin Rama pasi në mes qëndron sovraniteti i Shqipërisë dhe fati i vendit.
Sipas tij, Greqia ka gabuar përballë qeverisë pasi ka shkelur parimet kryesore të Bashkimit Europian lidhur me bashkimin dhe demokracinë.

Sakaq shtoi se sjellja e Greqisë e dëmton Ballkanin Perëndimor duke i kërkuar Shqipërisë që të marrë vendime politike jo të drejtë, për të liruar nga burgu Belerin.

“Ne mund ta kritikojmë Edi Ramën për shumëçka në qeverisje, por kur vjen puna tek sovraniteti i Shqipërisë ne duhet të jemi bashkë me të. Pasi flasim për fatin dhe reputacionin e vendit, Greqia është në shkelje të dy parimeve kryesore të BE-së: bashkimi dhe demokraci. Kur vjen puna tek bashkimi, Greqia nuk po e bashkon Ballkanin Perëndimor por po e përçan me pleshtin Beleri që po djeg jorganin. Sjellja e Greqisë e dëmton Ballkanin. Vijnë dhe i thonë një vendi sovran që tani ju mos lejoni drejtësinë të bëjnë drejtësi por merrni vendime politike dhe nxirrni Belerin jashtë. Duhet të mbrojmë dinjitetin e Shqipërisë, këtu Rama është në drejtimin e duhur”, tha ai./M.K-dritare.net