Kryebashkiaku i Vlorës Dredha: Meloni, turistja e nderit!
E Premte 18 Gusht 2023, 14:02
Dritare.net
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni është larguar sot nga Vlora, pas vizitës 4 ditore në vendin tonë.
Lidhur me këtë vizitë jozyrtare të kryeministres italiane, ka reaguar edhe kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha i cili ka ndarë një fotografi me Melonin në ‘Instagram’.
Në postimin e tij, Dredha falënderon kryeministren Meloni që zgjodhi Vlorën dhe jugun e vendit për të pushuar.
“Turistja e nderit” e la Vlorën me përshtypje fantastike! Faleminderit Kryeministre Meloni dhe je gjithmonë shumë e mirëpritur në Vlorë”, shkruan kryebashkiaku Dredha./M.K-dritare.net
View this post on Instagram