Na ndiqni edhe në

Politikë

Flogert Muça: Bardhi e dëmtoi Berishën!

Flogert Muça: Bardhi e dëmtoi Berishën!

Gazetari Flogert Muça në intervistën e ditës për Dritare TV ka komentuar mbledhjen e përbashkët mes demokratëve të thirrur nga Gazment Bardhi ku iu bashkua edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Muça tha se bashkimi Bardhi-Berisha, e dëmtoi ish-kryeministrin pasi edhe opinioni publik e ka të qartë dhe kjo lëvizje ishte pa moral politik.

Sakaq shtoi se demokratët nuk kanë asnjë lloj ambicie për të ardhur në pushtet por ende vazhdojnë me ‘luftë’ të brendshme.

“Në imoralitetin politik që po zhvillohet brenda PD është diçka normale, por ajo që po ndodh mes Berishës dhe Gaz Bardhit është larg çdo morali politik. Ti mund të kesh platformë poltike por problemi është kush e sjell, kur deri dje Bardhi thotë që Berisha vrau 26 njerëz në Gërdec, këtu vetëm për moral nuk flitet më. Opozita që po i qëndron kauzës është Basha, po i kërkon korrekt linjës që ka thënë.

Lëvizjet e Bardhit nga njëri prehër në tjetër, e dëmtoi dhe Berishën. E vetmja gjë që i shërben Berishës është për t’i treguar që ka një numër deputetësh. Luftën nuk duhet ta kenë me njëri-tjetrin por me Ramën. Ata nuk kanë asnjë lloj ambicie për të mposhtur Ramën, nuk po luftojnë por me njëri-tjetrin që nesër të jenë në pushtet duke qenë në opozitë, të kenë një vend në Kuvend.