
Deputeti demokrat Gazmend Bardhi është përplasur në Kuvend me nën.kryeparlamentaren Ermonela Felaj për çështjen e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Felaj teksa Bardhi po mbante fjalën në foltore iu drejtua duke i thënë palaço, ndërsa deputeti iu kundërpërgj se dhe ajo është pjesë e dosjes së Ahmetajt.
“Mbylle gojën moj hajdute, ti je një pjesë prej tyre”, i tha ai.
Pjesë nga debati:
Felaj: Palaço
Bardhi: Palaço mua më ka thënë kryemafiozi jot, kur vjen nga një gjobaxhie si ty!
Yt shoq ka marrë rryshfet, kjo je ti, familje hyajdute, gjobaxhie, je pjesë e dosjes. Ke pushtuar prokurorinë për të vënë gjoba. Ti dhe një pjesë prej tyre. Jeni bërë fasadë për inceneratorët, mbylle moj hajdute gojën. Ka tentuar të prishë provat, ju po bëheni bashkëpuntorë, kjo nuk mund të ndodhë.
S'ka arsye për t’u vonuar, ju kërkoni të arrini atë që tha Altin Dumani: Prej një jave Ahmetaj ka intimiduar, ndaj prokuroria kërkon arrestimin e tij menjëherë./M.K-dritare.net

















