Na ndiqni edhe në

Politikë

Evi Kokalari: Berisha shiti zgjedhjet e 14 majit dhe 2025!

Evi Kokalari: Berisha shiti zgjedhjet e 14 majit dhe 2025!

Evi Kokalari thotë se Sali Berisha ka shitur zgjedhjet lokale të 14 majit, por edhe ato të përgjithshmet që pritet të mbahen në 2025. Kokalari përmes një statusi të gjatë në rrjetet sociale thotë se Berisha ka bërë pazare me Ramën, duke u dhënë votat e demokratëve, ku si shpërblim është përfitimi në kullën e re që do të ngrihet në Tiranë.

“Kam folur me disa vete dje për të konfirmuar kush është mbas kullave. Njeri prej tyre që e konsideroj burim super serioz për vetë pozicionit që ka, me një fjali tha se pronare janë Gim Zeqo dhe Ilir Shtufi, ortaku i Shkelzenit.

Ky projekt i eshte dhene Rames per aprovim besoj dikur nga vera e kaluar. Tashti më thoni ju - mendon njeri që Rama do aprovojë nje projekt të këtij niveli, pa ditur kush janë pronaret dhe ortaket e tyre?

Cim Peka, qe e shoh te tallet rendshem me opinionin publik (turp me vete se nuk i falet si gazetar dhe drejtor i nje TV), ben mire te bej publike diskutimet e tij me Erion Veliajn vjet, kur ne te gjithe entuzjazmoheshim me kuvendin kombetar dhe zgjedhjet e kryesise, dhe ky gjeniu dilte per vrap me kryebashkiakun dhe negocionin zgjedhjet e ardhshme.

Faktet jane te padiskutueshme ketu.

1-Ilir Shtufi eshte ortak dhe funksionon me parate e Shkelzen Berishes. Nese jo, Nova Construction te bej publike te gjithe financiat e kompanies, hyrjet dhe daljet e parave per 15-20 vitet e fundit.

2-Ky projekt eshte paraqitur per aprovim tek Rama vitin e kaluar kur te gjithe politikisht po beheshin gati per garat e Bashkive, dhe leja e ndertimit eshte aprovuar ne 8 Mars 2023, vetem nje jave mbasi vula i kaloi PD zyrtare dhe Berisha refuzonte te bashkohej me ta me pretekstin qe nuk bente pazare me Ramen sic bente Alibeaj.

Shanset jane qe Kellici nuk ishte i vetmi qe ju ofrua ne pjate te argjende Rames & Velias. Protestat para kryeministrise po ngrinin pazarin. Cdo bashki kishte nje cmim. Ja u garantoj, në këto zgjedhje, këta që kryesuan opoziten, nuk lanë në tavoline vetëm bashkine e Tiranës, por tashti kam pikëpyetje dhe për rrethe të tjera, psh Shkodrën!!

Ne fakt, ky projekt eshte shume me i madhe se ai i Kastratit, dhe vetem nga kjo besoj se shanset jane keta nuk kane shitur vetem zgjedhjet e 14 Majit, por dhe 2025.

Të ndertosh pallate në Tiranë nuk ka asgjë të keqe, ama të shesesh voten e demokrateve që te mbeshteten, për pazaret e familjes, jo vetëm është cenim brutal i demokracise, por duhet në menyre absolute te denoncohet në SPAK & DASH.

Per sa i perket pergjigjeve te klanit te Berishes, jam e sigurt qe kane kohe qe pergatiten per kete situate, prandaj e vetmja menyre per te vertetuar qe jane te pafajshem, behet duke verifikuar qe Shkelzen Berisha dhe Ilir Shtufi s'kane lidhje bisnesi bashke. Eshte kaq e thjeshte.

Cdo gje tjeter eshte nje genjeshter masive!

Nderkohe, te gjithe demokrateve te rithemelimit, qe e mundesuan kete kulle me pjesemarrjet e tyre ne protesta dhe fushate, dhe sidomos atyre idioteve qe hidhnin balte mbi mua personalisht kur ngrita zerin per pazare ne kurrizin e atyre vete, ju sygjeroj te shkojne dhe te japin nderimet e radhes perpara kulles, ja ashtu grushtin lart tek temthi, sepse ju jeni produkt i nje rregjimit qe ju tredhoi psikologjikisht, dhe ju ktheu ne dele dhe ushtare te rendomte.

Per sa i perket Edi Rames, po qe burre, te anulloje lejen e ndertimit, sic ja kerkoi Shkelzen Berisha! Te pakten derisa SPAK te filloi nje investigim”, shkruan Kokalari në facebook./L.F-dritare.net