
Çështja Beleri, Rama: Nuk kam debat me palën greke, as përzihemi në punët e drejtësisë!
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste ka komentuar ‘përplasjet’ me Greqinë për çështjen e Fredi Belerit, kryebashkiakut të Himarës i cili ndodhet në burg nën akuza për blerje votash.
Rama tha se qeveria nuk do të ndërhyjë në punët e qeverisë në lidhje me këtë çështje, pavarësisht akuzave nga pala greke.
“Çfarë pala greke po kërkon prej nesh, prej qeverisë. Si ka mundësi që pala greke thotë se vullneti ynë duhet ta zgjidhë çështjen siç mendojnë ata. Skam asgjë për të thënë, as debat real me palën greke për çështjen. Kjo qasje e palës greke tregon se raporti i ri i pushtetit tonë me drejtësinë po kalon përmes një sprove të vështirë. Për mos t’u përzier në punët e organet të drejtësisë, po i mbështesim pa kushte, pa pse pa sikur, pa gëk pa mëk në veprimtarinë e tyre kundër korrupsionit.
Është një çështje që bie ndesh me inercinë e 111 vjet, ajo histori i ka mësuar njerëzit brez pas brezi që të mendojnë se pushteti politik është ai që tërheq për hunde atë të drejtësisë. Sipas këtij mësimi të vjetër, ky i fundit fishkëllen penalltinë e shkeljes së ligjit”, tha ai./M.K-dritare.net

















