Na ndiqni edhe në

Politikë

E plotë/ Replikat e Belerit me gjyqtarin në GJKKO!

E plotë/ Replikat e Belerit me gjyqtarin në GJKKO!

Janë zbardhur replikat e plotë në gjyqin që po mbahet në GJKKO për Fredi Belerin, pasi SPAK kërkon 2.6 vite burg për kryebashkiakun e zgjedhur në Himarë.

Beleri është shprehur se SPAK kërkon dënim, jo me fakte, por me sajesa. Ndërsa në këtë moment ka ndërhyrë gjyqtari Erion Çela, i cili është shprehur: Paraqisni fakte dhe çfarë i shërben këtij procedimi.

Pjesë nga replikat:

Beleri: Keni rrëzuar çdo kërkesë, me keni privuar nga e drejta e betimit. Nuk e sollët dëshmitarin e duhur, ata që sollët, e pyetet për rrobat, jo për përgjimet. Keni kundërshtuar dëshminë e penalitetit. Nga dita e parë deri më sot është një çështje politike. Keni shkelur parimin e prezumimit të pafajësisë dhe barazinë para ligjit.

Erion Çela, gjyqtari relator, ndërhyri duke thënë: Paraqisni fakte dhe çfarë i shërben këtij procedimi. Në çdo seancë gjyqësore kapeni me gjyqtarë të veçantë për t’i anatemuar ata. Kërkesat e rrëzuara mund t’i ankimoni.

Fredi Beleri: Prokurori kërciste stilolapsin në tavolinë. Më ka bërë presion. SPAK kërkon të më dënojë përsa kohë i duhet Edi Ramës. Sajesa qesharake të pabazuara. Ky hetim tregon si manipulohet procesi gjyqësor. Këto konkluzione nuk mund të merren parasysh nga trupa e gjykimit. Dosja nuk ka fakte, ndaj nuk kam kërkuar gjykim të shkurtuar. Të gjitha gjetjet e prokurorisë kundërshtohen nga avokatët e mi. E vërteta do dalë një dite, herët a vonë. Jam përgjuar 24 orë ne ditë dhe e njëjta makine qe thonë ishte ne vendngjarje. I njëjti njeri me kapuç qe thonë ishte Arseni, nuk u vërtetua qe ishte Arsen Rama. Kërkesa e prokurorisë për 2.6 vite burg, nuk ka asnjë logjikë. Për dy kryetar Bashkie ka kërkuar shërbim prove. Sa herë të ketë zgjedhje rezultati do jetë i njëjtë. Himarjotët nuk janë budallenj. Jam besimplotë, nuk e ndjej veten fajtor! Herët a vonë do gjej drejtësi. Sot duhet ti thoni ju JO presionit të pushtetit. Të tjerët janë kalimtarë dhe besnikë të partisë./M.K-dritare.net