Na ndiqni edhe në

Politikë

Duma-Balla debat për tragjedinë e Himarës: Atë që ju bëni vetë, ia vishni të tjerëve!

Duma-Balla debat për tragjedinë e Himarës: Atë që ju

Tragjedia e Himarës ku një 7-vjeçare humbi jetën pasi u godit nga një skaf këtë verë, u bë shkak për debat mes Taulant Ballës dhe Grida Dumës sot në Kuvend. Ishte zonja Duma ajo që nisi së pari fjalën në Kuvend, ku pati edhe një replikë nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

“Marr shkas t’i kthej përgjigje edhe një kolege tjetër që përmendi ngjarjen e Himarës. Asnjë në këtë sallë të paktën nga të majtët, nuk e ka harruar ngjarjen tragjike të Himarës, ku një vogëlushe humbi jetën. Për çdo qytetar ndjenja e madhe e revoltës ishte fakti kush e kreu aksidentin. E kreu një punonjës policie. Në fakt të vetmit që kishin reagimin më njerëzor ishin familjarët e vogëlushes. Natyrshëm për atë lloj tragjedie as atë ditë dhe as edhe sot unë personalisht e besoj, nuk gjej dot të jap një ngushëllim. Një element duhet sjellë në vëmendje sot dhe që ka të bëjë me një fakt që ky personi që kreu atë aksident nuk duhet të ishte në atë pozicion. Strukturat e kishin flakur nga policia dhe pastaj u shfaq një prokuror nga ekipi i KÇK që këtë person e riktheu në polici. Prandaj unë mendoj që kur flasim, kur marrim përsipër të bëjmë edhe gjyqtarin edhe prokurorin, duhet t’i marrim faktet një për një”, u shpreh Balla.

Pas kësaj replike kishte edhe një koment nga zonja Duma:

“Atë që ju bëni vetë ia vishni të tjerëve. Nuk kam bërë asnjë reagim për rastin, asnjë përfitim për rastin se e di shumë mirë në cilat nivele ka shkuar prestigji i politikës prej jush. Ju pyes ju që nuk bëni vetëm politikanin, mirë ky ishte idioti që e vuri një prokuror që kur vjen puna tek gabimet ju rrëshqet dhe është e dikujt. Meqë e pranojmë që idiot na pranoni si idiot. Po ai idioti tjetër që po filmonte këtë idiotin, shqiptarët nuk janë idiotë, e kuptojnë se çfarë po bëni”, u shpreh Duma sot në Kuvend./L.F-dritare.net