Na ndiqni edhe në

Politikë

Zgjedhorja/Myslim Murrizi: Drafti i PS është sondazh, jo lista të hapura

Zgjedhorja/Myslim Murrizi: Drafti i PS është sondazh, jo lista të

Komisioni i Ligjeve, ku po shqyrtohen dy nismat për Kodin Zgjedhor, sot po mbahet në ambientet e Parlamentit. Diskutimet përfshijnë hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.Në fjalën e tij, deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi, u shpreh në lidhje me draftin e propozuar nga PS, se ai variant është një lloj sondazhi, por jo lista të hapura.

"Varianti i PS-së është një sondazh dhe jo lista të hapura. Ne në emër të listës sonë kemi kërkuar që listat të hapen 100 për qind. Ne duam që në këtë Kuvend të vijnë deputetë, që vijnë nga qytetarët shqiptarë. Mos pengoni atë që lejon Kushtetuta. Dëshiroj që për herë të parë të ketë garë të ndershme. Ne kërkojmë që numërim të jetë nga administrata politike.

Nuk besoj se është e tepërt që Shqipëria të gjejë 1800 numërues. 90 vende numërimi nga 5 tavolina, herë 4 veta bëjnë 1800 veta dhe të vijnë nga arsimi, noterë e gjyqtarë. Si mundet që unë apo kolegë të PS apo PD të pranojnë që rezultati është ai që është hedhur në kuti kur vota do të numërohet nga individë politikë të caktuar nga drejtuesit politik qoftë të qarqeve qoftë nga kryetari i partisë, kur kemi garë mes vetes.

Kemi propozuar edhe pragun. Nuk na tremb pragu. Të vijnë në parlament ata që e kalojnë pragun. Pra prag kombëtar me sistem rajonal nuk mund të ketë. Idealja do të ishte që të ishte pragu natyral për një mandat në qark”, u shpreh Murrizi./L.F-dritare.net