Na ndiqni edhe në

Politikë

Detaje nga darka Rama- Mitsotakis

Detaje nga darka Rama- Mitsotakis

Kryeministri Edi Rama, darkoi mbrëmjen e kaluar me homologun e tij grek, Kiriakos Mitsotakis. Së fundmi janë zbardhur disa detaje, nga zyra e kryeministrit grek, në lidhje me temat që u diskutuan. Vëmendje mori Pakica Kombëtare Greke në Shqipëri, po kështu marrëdhëniet mes dy vendeve dhe çështjet e pazgjidhura në të kaluarën. Zyrtarisht, nuk dihet nëse pjesë e këtyre çështjeve, është tema e kufirit detar.

Detaje nga darka Rama- Mitsotakis

“Diskutim i veçantë u bë për Pakicën Kombëtare Greke në Shqipëri, e cila duhet të jetë një urë miqësie dhe bashkëpunimi midis dy popujve, ndërsa theksi u vu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare. Rama e Mitsotakis shprehën kënaqësinë e tyre për integrimin e përkryer të qetë të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Në fund, ata ranë dakord të punojnë së bashku në mënyrë që të dy vendet të zgjidhin shpejt çështjet e pazgjidhura në të kaluarën në një kontekst dypalësh dhe të lëshojnë potencialin e madh që mund të krijojë marrëdhënia strategjike midis dy vendeve”, bën të ditur zyra e kryeministrit grek./L.F-dritare.net