Na ndiqni edhe në

Politikë

Dash Shehit: Nuk dal në protestë të shtunën!

Dash Shehit: Nuk dal në protestë të shtunën!

Dashamir Shehi tha se nuk do të marrë pjesë në protestën e së shtunës të thirrur nga Sali Berisha. I ftuar në A2 CNN, Shehi tha:

“Unë nëpër tribunë nuk futem. Nuk ndajmë të njëjtat ide me ta, por gjykoj që çdo njeri e grup politik e shoqëria civile e biznesi duhet të reagojë ndaj kësaj situate. Si qytetar i jam bashkuar të gjitha protestave, si njeri politik nuk ndaj të njëjta ide as me Berishën e as me Metën. Ata kanë krijuar një shteg politik, një pasi politik. Unë gjykoj që kemi nevojë për adresa të reja politike, nuk riciklojmë vetveten pafundësisht. Këtu kanë ndodh gjëra në çdo kohë edhe në kohën e Metës e Berishës, duhet të largojmë Ramën kjo na bashkon, por nuk duhet të vazhdojmë qorrazi besnik të partisë.

Protesta është e rëndësishme por nëse ia delegojmë pritshmërinë protestës bëjmë një gabim. Shpresoj që të jetë e madhe për të treguar se populli reagon ndaj së keqes, por këtu po ndodh përditë. Kokainë, pastruese, inceneratorët që nuk merret vesh ku kanë shkuar milionat këtu ndodh përditë nëpunës të lartë sa e kanë zhvleftësuar idenë e skandalit. E keqja është kalcifikuar.

Populli shqiptar duhet të kishte dalë në rrugë me kohë, kostoja e jetesës për të varfrin është rritur 20% dhe duhet të kishin reaguar. E ka këtë esencë demokratike, nuk e kemi. Ne shpesh shkojmë pas partisë na mobilizon partia, populli shqiptare duhet të ishte ngritur me kohë për talljen me çmimet, me rrogat që nuk ngrihen prej 10 vitesh. Duhen dyfishuar rrogat e shqiptarëve dhe mund të arrihet brenda një mandati dhe me bashkëpunim nga palët dhe jo për t’i bërë qejfin njërës palë e tjetrës por për të ndaluar largimin e rinisë e shtresës së mesme", u shpreh Shehi./L.F-dritare.net