Na ndiqni edhe në

Politikë

CEZ- DIA/ Meta: Një kallëzues i rremë me çoi në SPAK!

CEZ- DIA/ Meta: Një kallëzues i rremë me çoi në SPAK!

Kreu i PL, Ilir Meta ka komentuar rihapjen e hetimeve për aferën e CEZ-DIA, ku ditën e dëshmisë në SPAK tha se kallëzuesi i rremë ishte Elvis Mata.

Meta tha se denoncuesi është i dënuar për shpifje dhe dhunë në familje, dhe se ka qenë punonjës dhe eksponet i DIA-s. Ndër të tjera ka theksuar se rihapja e hetimeve është një sulm politik ndaj tij.

“Reforma u nis me qëllimin e mirë dhe prandaj u votua në unanimitet. Nëse do të zbatohej me të njëjtën frymë, Shqipëria do të ishte një vend më i sigurt. Por reforma u kthye në Ramaformë. Në vend të zgjidhej prokurorja e përgjithshme e përkohshme me 84 vota u zgjodh me 69 vota. Kjo dosje është rikthyer sepse zbatohen direktivat e Edi Ramës. Pas asnjë diskutim se këto çështje janë të orkestruara nga Edi Rama. Kjo ka qenë hera e dytë që jam paraqitur në SPAK. E kam shumë të qartë pozicionin tim në këtë çështje dhe të gjithë diktatin politik të rihapjes së kësaj çështje. Është hapur në një moment tepër kritik. Edhe personi i përdorur për të regjistruar këtë kallëzim, i dënuar për shpifje, dhunë në familje, që ka punuar në DIA dhe është punonjës i shtetit.

Nuk ka asnjë gjë të re, këta persona kanë qenë punonjës dhe eksponentë të DIA-s. Kanë dhënë dëshmi. Elvis Mata ka dhënë dy herë dëshmi në Gjykatën e Arbitrazhit, por dhe këtu. Dhe asnjëherë nuk ka përmendur emrin tim sepse nuk kishte pse. Por, çuditërisht, në vitin 2015 kur është hapur çështja, ai jep një intervistë një gazetari që përcjell dezinformim dhe të gjitha shpifjet vijnë vetëm për një qëllim, pasi ky person ishte paditur për shkak të abuzimeve që kishte bërë në detyrë. Dhe Damian Gjikuri bashkë me të gjithë ata që menaxhonin këto çështje, në bashkëpunim me Prokurorinë, ia mbyllin çështjen për ta bërë kallëzues të rremë për qëllime politike.

Jo vetëm kaq, bashkëshortja e tij, në vitin 2015, ishte administratore e njërës prej kompanive që mblidhnin borxhe, dhe ishte e paditur penalisht për falsifikime dhe mashtrime dhe asaj vitin tjetër i mbyllet kjo çështje. Dhe në këtë moment u bë bashkëpunëtore për shpifje dhe shantazhe”, tha Meta./M.K-dritare.net