Na ndiqni edhe në

Politikë

Berisha zbulon çfarë i ka thënë Bashës ambasadorja Yuri Kim

Berisha zbulon çfarë i ka thënë Bashës ambasadorja

Ish-kryeministri Sali Berisha në një takim me simpatizantët në Fier, në kuadër të nismës së ndërmarrë ditë më parë për ringritjen e Partisë Demokratike zbuloi edhe se çfarë i ka thënë ambasadorja amerikane Yuri Kim, kryedemokratit Lulzim Basha për vendimit të sekretarit amerikan Anthony Blinken për ta shpallur non grata. Berisha tha se Kim i ka thënë Bashës se Berisha e di që ne kemi dosje, por ai nuk i beson ato.

“Ambasadorja ka deklaruar para ca ditësh në radio se habitem se si njerëzit bëjnë të paditurin. Zonja ambasadore i ke thënë edhe një gjë tjetër Bashës, se Berisha e di që ne kemi dosje, por ai nuk i beson ato.Nga e di që kanë dosje. DASH ka deklaruar se sekretari ka marrë vendimin bazuar në raporte të enxhiove, mediave, qeverisë së Ramës, raporte që nuk janë botuar kurrë. Ato nuk janë dosje, por shpifje.”, u shpreh Berisha./Dritare.net