
Berisha: Rama po përpiqet të mbyllë vjedhjen me djegësin e Elbasanit!
Dritare.net

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka momentuar skandalin e inceneratorëve, ku tha se kreu i qeverisë Edi Rama është përgjegjës për vjedhjen e shekullit.
Berisha tha se Rama po përpiqet të mbyllë vjedhjen dhe krimin e shëmtuar me djegësin e Elbasanit pasi i vodhi qytetarëve 28 milionë euro.
Ndër të tjera akuzoi kryeministrin dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, ku citoi “janë përgjegjës kryesorë për faktin se janë zhdukur 130 milionë euro dhe gjurmët e djegësit të Tiranës nuk ekzistojnë”.
“Edi Rama, në daljen e tij të fundit publike i faktoi shqiptarëve se ai është autori numër një i vjedhjeve të shekullit, vjedhjes me inceneratorët dhe vjedhjes me PPP-të në fushën e shëndetësisë. Ai doli të shtunën para gazetarëve për veprat penale më të rënda të djegësve dhe sterilizimit të sekuestruara si vepra krimi, duke vlerësuar krimet e shëmtuara që kanë ndodhur me to thjesht si mangësi në ndërtime. Konkretisht ai u shpreh: “Gjëra kanë ndodhur, ka patur mangësi dhe nevoja.” Me mangësi dhe nevoja Edi Rama përpiqet të mbyllë vjedhjen dhe krimin e shëmtuar me djegësin e Elbasanit, me të cilin iu vodhën qyetarëve nga klani i plehrave me në krye vet Ramën 28 milionë euro, dhe tani ka ngelë një rrangall pa funksion, ç’ka dëshmoi qartë djegien e malit të plehrave në Elbasan, pikërisht ditën kur Rama tha se ai ekziston dhe përpjekja e hapur e tij për djegien dhe asgjësimin e kësaj vepre të krimit.
Edi Rama vlerësoi si mangësi dhe nevojë krimin e shëmtuar dhe vjedhjen e 40 milionë eurove me djegësin e Fierit, i cili sipas dokumenteve zyrtare në pranverën e vitit 2021 u njoftua nga pronari në letër i kompanisë Zoto, se djegësi i Fierit ka përfunduar, dhe kërkohej nga Ministria dhe Bashkia në qytetin e Fierit që ta marrin atë në dorëzim. Të njëjtën gjë mashtruan publikun deputetët socialistë, të cilët gjatë Komisionit Hetimor Parlamentar, bënë një vizitë në qytetin e Fierit dhe thanë se djegësi funksionon. Në fakt, mangësitë e Ramës janë krime të shëmtuara. Djegësi i shpallur funksionues në pranverën e vitit 2021, dhe sot e kësaj dite nuk funksionon, përreth tij është ngritur një mal i tërë plehrash, të cilët Rama me çekistët e vet u përpoq ta digjte ditën e shtunë njëlloj si ato të Elbasanit. Edi Rama në apologjinë e vjedhjes më të madhe të shekullit, quajti mangësi dhe nevojë vjedhjen në 6 vite në djegësin e Tiranës të 130 milionë eurove. 128 milionë prej të cilave sipas kontratës duhet të shpenzoheshin për ndërtimin e plotë të djegësit të Tiranës. Rama dhe Veliaj”, tha ai./M.K-dritare.net

















