
Berisha: Protestuesit e lënduar nesër, do t’i shpallim të persekutuar politikë
E Premte 10 Shkurt 2023, 12:12
Dritare.net
Një ditë para protestës së PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar policinë që të mbajë një qëndrim korrekt. Berisha u shpreh se çdo protestues i lënduar do konsiderohet i persekutuar politik.
“Paralajmëron policinë që të mbajë qëndrimin korret. Çdo protestues i lënduar do konsiderohet i persekutuar politik. Persekutori do përgjigjet dhe pas 30 vitesh. Dhe ndaj paralajmëroj policinë, punonjësit e SHIK. Madje të mos futen fare në turmë se në Shik po ndodh…ai po shkatërron institucionet. Ky këshilltari i Ramës që shkon aty po shpërbën institucionin.”, tha ai./K.C/dritare.net

















