Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me hetimet e SPAK për çështjen Partizani dhe burgosjen e dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit.
Berisha deklaron se Malltezi është i burgosur politikisht nga Edi Rama dhe dhënien e masave të sigurisë nga Prokuroria ndaj dhëndrit të tij.
Ndër të tjera, Berisha theksoi se Rama burgosi Malltezin pasi ky i fundit denoncoi kullat në kryeqytet.
“Edi Rama mbrëmë në një monolog me mediat e Bolinos, dëshmoi qartë se ai personalisht është prapa aktit hakmarrës primitiv, të vendosjes antikushtetuese të masave të sigurisë ndaj meje dhe burgosjes politike të Jamarabër Malltezit, vetëm e vetëm pse ai në emër të interesit politik, ka denoncuar ndër të parët, ndërtimin e sarajeve të tij në Surrel, me gjatësi themeli 57 metra të gjata, ndërkohë që pronari i tyre, Edi Rama, kishte të deklaruar në ILDKP 3800 euro dhe 400 mijë lekë, duke faktuar kështu se sarajet e Surrelit u ngritën mbi krimin, korrupsionin, larjen e parave. Shtoj këtu se Jamarbër Malltezi, anëtar i Këshillit Kombëtar, kryetar i Departamentit të Mjedisit në PD, që mbahet i burgosur politik nga Edi Rama, i tmerruar prej tij, mbahet në burg sepse ka marrë në përputhje të plotë me ligjet e vendit, 140 metër tokoë trashëgimi e pakontestueshme e familjes së tij, nga 1 miliard e 16 milionë metër katrorë tokë që qeveria e kryesuar nga Sali Berisha, iu ka kthyer pronarëve të ligjshëm gjer në fund të vitit 2012.
Edi Rama me daljen e tij në mediat e Bolinos, provoi se ai personalisht qëndron mbrapa burgosjes politike të Jamarbër Malltezit sepse ky i fundit me guxim, ka denoncuar ndër më të parët në emër të mbrojtjes së interesit publik, pallatin pesëkatësh të familjes së tij, të ndërtuar në mes të sheshit të pallateve, pa asnjë faturë tatimore, bankare, doganore apo ndërtimore, por vetëm në mënyrë korruptive, mafioze, apo me para gjaku, siç deklaronte Linda Rama. Edi Rama me mashtrimet e tij provoi mbrëmë përfundimisht se ai ka urdhëruar burgosjen politike me çdo kusht të Jamarbër Malltezit, sepse ky i fundit, në mbrojtje të interesit publik, ka denoncuar me dhjetëra në mos qindra herë, betonizimin e Tiranës nga Edi Rama, të bazuar në korruptimin e tij nga ndërtuesit e kryeqytetit”, tha Berisha./M.K-dritare.net