Na ndiqni edhe në

Politikë

Berisha kalon në krahun e socialistëve: Jemi me ju!

Berisha kalon në krahun e socialistëve: Jemi me ju!

Sot në Kuvend për herë të parë Sali Berisha u ul në krahun e deputetëve të mazhorancës. Nuk ndodhi rastësisht, tha sot Berisha por me një qëllim:

“Jo rastësisht për herë të parë unë prita i ulur në një karrige të deputetë socialistë, e bëra këtë me qëllimin për t’i thënë socialistëve shqiptarë se avokatët e vetëm në këtë parlament të të drejtave të tyre janë demokratët. Do jemi zëdhënës të qytetarëve shqiptarë pa dallime politike.

Berisha kalon në krahun e socialistëve: Jemi me ju!

Unë dëgjova këtu diskutime, por sot koha është për veprime. Këta janë nga mëngjesi deri në darkë të angazhuar në dy aktivitete kryesore në mashtrimin tuaj dhe në vjedhjen tuaj. Koha ka ardhur që ne kësaj qeverie t’i tregojmë vendin. Jam këtu për t’i bërë thirrje të gjithë mësuesve të mbrojnë interesat e tyre, të mbrojnë përçmimin e regjimit. Janë të vetmit mësues në rajon që nuk njohin rritje, por krahasuar me inflacionin ulje të ndjeshme të rrogës”, tha Berisha./L.F-dritare.net