Berisha i përgjigjet Yuri Kim: Dërgoi provat në gjykatë ose Kongres!
Dritare.net
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të deklarojë se pas vendimit për shpalljen e tij non grata në SHBA fshihet miliarderi Soros. E ndërsa ambasadorka Yuri Kim tha se për mbledhjen e informacioneve për Berishën janë angazhuar shërbimet sekrete të SHBA, ish-kryeministri e fton që faktet dhe provat kundër tij ti dërgojë në gjykatën e Parisit ose në Kongres.
Berisha: Ai që ishte drejtor në detyrë i shërbimeve sekrete dinte qindra herë më shumë sesa ata që thonë fakte kemi por nuk i themi. Kemi të bëjmë tha me përdorimin e ligjit si armë politike kundër kundërshtarëve të Edi Ramës, mikut të George Soros. Nëse Guvernatorja ka fakte dhe prova le ti çojë në Paris, në gjykatë. Në rast se nuk do, t'i dërgojë në Kongres. Nuk kanë dërguar asgjë se nuk kanë.
Ai denoncoi edhe ndërhyrjen e Kim në problemet e brendshme të PD-së.
Berisha: Derisa ka muaj që merret me problemet brenda një partie, fatmirësisht pa asnjë sukses sepse shqiptarët kanë mendjen e tyre, këtë nuk arrin ta realizojë. U lidh aq ngushtë me foltoret sa që para çdo foltoreje lëshonte një deklaratë me shpresën se do të pakësojë sallën, në një kohë kur salla vetëm bëhej më e madhe./Dritare.net