Na ndiqni edhe në

Politikë

Berisha i njeh meritat Fatos Nanos: Reformoi PS-në. Kur është esëll flet saktë!

Berisha i njeh meritat Fatos Nanos: Reformoi PS-në. Kur është

Nga “Foltorja” e Kuçovës, ish-kryeministri Sali Berisha i ka njohur meritat kundërshtarit të tij të dikurshëm politik, Fatos Nanos. Berisha tha se PS kaloi një provë të thellë drejt reformës me Fatos Nanos. Sipas ish-kryeministrit Nano nga anëtar i thjeshtë u kthye në kryetar të partisë me votën e anëtarëve të tij dhe kjo nuk mund t’i mohohet. Berisha thekson se Nano u largua sapo humbi pushtetin, ndërsa shton më tej se se parimi i vendosur nga Nano u shoh poshtë nga pasardhësi i tij. Lideri historik i demokratëve kujton se që nga viti 2009 socialistët nuk votojnë më në partinë e tyre.

“PS e cila kaloi njër provë të madhe drejt reformës me Fatos Nanon. Ku është esëll flet saktë, duhet t’ja njohim këtë meritë. E shfrytëzon edhe Rama. Bëri një gjë të madhe për PS edhe për vendin. Nga partia e njishit që nuk zbriste nga 41 deri në fund, ai zbriti nga anëtar i thjeshtë u kthye në kryetar të partisë me votën e anëtarëve të tij. Kjo atij nuk i mohohet. Përsëri ai e dorëzoi pushtetin kur humbi dha dorëheqjen. Pasardhësi çfarë bëri. Vuri në statut për tu dukur modern se kryetari po humbi zgjedhjet ikën. I humbi mirë zgjedhjet e 2009, jo vetëm që nuk dha dorëheqjen por i detyroi anëtarësinë të votojë se se për kryetarin nuk votohet. Që nga viti 2099 socialistët nuk kanë parë votë në partinë e tyre. Janë kthyer në një formë të Partisë së Punës.

Partia Demokratike në vend që të ndiqte traditën e shkëlqyer të votës së lirë, arritëm ne partia që sollëm votën të përjashtojmë votën nga vetja jonë. Ju e dini se sa demokratë votuan korrikun që kaloi dhe cilat shifra u dhanë. Ai na bëri gazi i dheut. E gjitha bota mori vesh se si u përdhos vota në PD” ,-tha Berisha./Dritare.net