Na ndiqni edhe në

Politikë

Berisha do të rikthehet në krye të PD? Salianji: Është batutë, nuk ka të bëjë me zgjedhjet e së dielës!

Berisha do të rikthehet në krye të PD? Salianji: Është

Ervin Salianji i ftuar në emisionin Java në Dritare TV komentoi deklaratën e fundit të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili nuk e përjashtoi mundësinë e kthimit të tij në krye të Partisë Demokratike. Zoti Salianji e cilësoi një batutë deklaratën e ish-liderit të PD për të marrë sërish drejtimin e partisë.

“Ky është një deklarim personal i zotit Berisha. Nuk është një diskutim kolektiv. Kjo nuk ka të bëjë me zgjedhjet që mandatojnë kryetarin e PD për 4 vjetët e ardhme. Është një deklaratë që më ngjau me një batutë. Mendoj është një batutë. Për detaje të tjera duhet pyetur vetë zoti Berisha”, u shpreh Salianji në Dritare TV.

*Intervistën e plotë të emisionit Java në Dritare, mund ta ndiqni ditën e nesërme në orën 14:00 në Dritare TV.

/L.F-dritare.net