
Berisha: Deri tani nuk ia kemi dalë, por më 7 korrik do të largojmë Ramën!
Dritare.net
Më 7 korrik komisioni i Rithemelimit, do të mbajë një protestë. Sali Berisha bëri thirrje sot që qytetarët të bashkohen, ndërsa premtoi se kjo protestë do sjellë largimin e kryeministrit Edi Rama.
“Qytetarët shqiptarë, duke filluar nga interesi i tyre kombëtar tek shëndeti, vendi i punës, xhepat e tyre, ndiejnë se janë në rrezik të madh. Ndiejnë një thirrje të brendshme se duhet me çdo kusht ti dalin zot vetes të marrin në dorë fatin e fëmijëve të tyre. Kjo protestë është e hapur për gjithë shqiptarët dhe është më datën 7 korrik në orën 19:00. Në Tiranë, në rrugë dhe sheshin e saj më të madh.
Do të protestohet ndaj qeverisë, parlamentit, me vendosjen e monizmit kushtetutshmëria e kësaj qeverie ka rënë në mënyrë përfundimtare. Më parë Rama nuk është larguar por Rama do të largohet me këtë protestë”, tha Berisha./L.F-dritare.net

















