Berisha: Beleri, i burgosur politik. Ra pre e provokimit!
Dritare.net
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me burgosjen e Fredi Belerit, duke deklaruar se ky i fundit po mbahet padrejtësisht në burg.
Berisha tha se rrethanat mbi të cilat është arrestuar Beleri ka qenë një kurth dhe provokim.
“Komentin për çështjen e Belerit e kam bërë që ditën e dytë të arrestimit të tij, kur unë kam parë filmimet e medieve, që ai ka qenë një arrestim fund e krye politik. Është në turpin e të gjitha institucioneve të drejtësisë që pranuan për provë atë të cilën Kodi i Procedurës Penale, e hedh poshtë, e ndalon të përdoret për provë. Kodi i Procedurës Penale e përcakton qartë se nuk mund të përdoret për provë, prova e mbledhur për provokim.
Ajo ishte e qartë, sikundër e qartë është nëna me tre fëmijë, të cilën e morën barbarisht në orën dy të natës nga Himara në Vlorë dhe që nuk kishte asnjë lidhje. Pra, ishte gjithçka një krijesë e një njeriu, të cilin unë e kam denoncuar, është shpërblyer për këtë provokim 7 milionë lekë nga një fund që nuk duhej t’i merrte kurrë. Se ai fond ka destinacion tjetër”, tha Berisha./M.K-dritare.net