Na ndiqni edhe në

Politikë

Basha: Revolucioni i Rithemelimit rahmet pastë, bllokoi nismat e PD!

Basha: Revolucioni i Rithemelimit rahmet pastë, bllokoi nismat e PD!

Kreu i PD Lulzim Basha sot në Kuvend tha se revolucioni i vdekur i deputetëve të Sali Berishës bllokoi dhjetëra iniciativa nga grupi i tij.

Basha: Qytetarët e dinë se ju prej 6 muajsh në mjegullën e ish revolucion rahmet pastë keni bllokuar dhjetëra iniciativa nga opozita. Ku e keni interpelancën e kërkuar nga PD për kampet e refugjatëve. Ku e keni interpelancën e kërkuar për Arben Ahmetaj. Ka 4 muaj që mbani në sirtar amendamentin për Kosovën. Ka nevojë të votohet amendamenti. E keni kthyer në bunker konferencën e kryetarëve. Pres përgjigje. Çfarë keni bërë me vettingun e politikanëve.

Felaj: Do flisni për seancën e sotme

Basha: Skam mbaruar. S’kam mbaruar. Ku e keni projekt vendimin për heqjen e imunitetit të deputetëve. Ku i keni këto akte. Dy interpelanca me kryeministrin. Amendamenti 50 milionë euro për buxhetin e Kosovës. Projekt vendimi për heqjen e imunitetit të parlamentarëve. Pres përgjigje, pse nuk vijnë në seancë./L.F-dritare.net