Na ndiqni edhe në

Politikë

Basha: Qeveria ka anuluar tenderat, më mirë vonë se kurrë

Basha: Qeveria ka anuluar tenderat, më mirë vonë se kurrë

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një konferencë online me gazetarët, tha se qeveria ka marrë vendimin për të anuluar të gjithë tenderat.

“I kam kërkuar qeverisë të anulojë çdo procedurë prokurorimi që nuk lidhet me emergjencën e COVID -19. Sot mësuam, nga APP se qeveria ka vendosur anulimin e prokurimeve, uroj të jetë një lajmi i vërtetë. Më mirë vonë se kurrë. I kërkoj qeverisë ta ktheje në vendim të qartë e të prerë. Sot emergjenca është menaxhimi i situatës mjekësore”

Koha nuk pret tha Basha duke i sugjeruar qeverisë të veprojë shpejt dhe me transparencë./L.F-dritare.net