
Basha: Përgjimet vërtetuan atë që kemi thënë prej vitesh, Rama mendon vetëm për veten!
Dritare.net
Kreu demokrat Lulzim Basha, sot i ftuar në rubrikën Opinion në News24, duke iu referuar dosjes së mafies italiane, tha se këto përgjime nxjerrin në pah se kryeministri Rama dhe kupola qeverisëse mendon vetëm për vete. Basha tha se shoqëria shqiptare është e ndarë në dy shtresa të mëdha, shumë të pasur të cilët sipas tij janë një grup pushtetarësh dhe shumë të varfër, të cilët janë shqiptarët e thjeshtë.
“Pra ajo që demonstrojnë këto përgjime është ajo që ne kemi denoncuar prej 8 vitesh, që Edi Rama dhe kupola e tij qeverisëse kanë menduar dhe mendojnë vetëm për veten e tyre. Që ajo që bën diferencën midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit pse ne kemi një krizë më të thellë ekonomike në kohën e pandemisë, pse ne kemi paketën e ulët ekonomike, pse një grusht pushtetarësh dhe një grusht njerëzish pasurohen dhe gjithë shqiptarët e tjerë po vuajnë pasojat e kësaj ekonomike ka një dhe një përgjigje dhe përgjigje është dështimi total i kësaj qeverisje. Ajo dua të them sot është një thirrje ndaj Prokurorisë Shqiptare në veçanti Strukturës së Posaçme anti-Korrupsion që pa asnjë vonesë të kërkojnë fashikujt e këtij hetimi që është disavjeçar nga anti-mafia Italiane dhe të nisë hetimin paralel me Shqipërinë. Kujtoj se kështu ka ndodhur edhe kur anti-mafia italiane zbuloji çështje tashmë të famshme të trafikut të drogës, të përfshirjes së ish ministrit të brendshëm Tahiri dhe nuk ka asnjë arsye në botë, pse SPAK-u të mos kërkojë me urgjencë, nga anti-mafia italiane, nga prokurorët anti-mafia që janë kolegët e tyre fashikujt e këtij hetimi dhe të nisë urgjentisht hetimet, duke marrë këto figura që janë të përmendura në këto hetime menjëherë në shqyrtim, nën hetim dhe duke bërë atë për të cilën SPAK-u është krijuar, për të bërë drejtësi. Natyrisht drejtësia e vërtetë nuk mund të vijë pa çliruar qeverisjen, kjo është në fakt domethënia e 25 prillit. Ky është një argument më shumë pse 25 prilli duhet dhe do të sjellë ndryshimin e madh për të gjithë shqiptarët. E përsëris për të gjithë shqiptarët”, tha Basha./l.f-dritare.net

















