
Basha: Për mua, në Parlament janë të gjithë plehrat e kombit!
Dritare.net
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në ABC News, tha se ulja në tryezë me kryeministrin Edi Rama nuk i shërben vendit dhe se, duhet shkuar sa më shpejt në zgjedhje.
Më tej Basha tha se në Parlament për të ndodhen të gjithë plehrat e kombit.
“Ulja me Ramën nuk i shërben vendit, i duhet të shkojë një orë e më parë në zgjedhje e të çojmë Ramën para drejtësisë, një orë e më parë drejt kutive të votimit.
Nuk ka asnjë marrëveshje e asnjë komunikim mes meje dhe Ramës. Por një marrëveshje me popullin që ta çlirojmë nga kjo tirani vendin e për të ndëshkuar Ramën.
Nuk e shoh Parlamentin, për mua s’ka Parlament. Aty është një landfill i republikës ku janë të gjithë plehrat e kombit, që votojnë koncesione korruptive nga mëngjesi në darkë”, tha Basha./E.B-dritare.net

















