Na ndiqni edhe në

Politikë

Basha nga Kurbini mesazh Berishës : Non-gratat nuk duhet të jenë në politikë!

Basha nga Kurbini mesazh Berishës : Non-gratat nuk duhet të jenë

Kreu i demokratëve Lulzim Basha, ishte sot në Kurbin, ku zhvilloi një takim me demokratët që e mbështesin atë. Një grup mbështetësish të Berishës tentuan të protesojnë për ardhjen e tij dhe u ndesh ndërhyrja e policisë për të ndaluar që situata të agravonte me keq.

Në fjalën e tij Basha dha një mesazh të prerë për ish-kryeministrin Berisha dhe shpalljen e tij non grata nga SHBA. Basha theksoi se non-gratat nuk duhet të jenë në politikë.

“Veprat tona kanë folur qartë kur SHBA përcaktuan si non-grata personazhe të botës së krijimit në PS. Duke ndjekur këtë standard, me kompetencat një anëtar një votë edhe unë kam marrë të njëjtin vendim në 9 shtator, me shpresën dhe besimin se Berisha do ia kursente demokrateve, atë që po bën dhe këto ditë të fundit. Duke i thënë:

Na lë të të nderojmë për atë pjesë të mirë të historisë. Na lë të ecim para. Një standard kemi vendosur, që e ke mbështetur edhe ti. Kush është non-grata nuk duhet të jetë në politikë, madje më shumë se kaq. Por për fat të keq, interesa personale u vendosen para sakrificës së qytetarëve të Kurbinit dhe Lezhës.

Në këtë sallë nuk jam për t’u fryrë sa herë dëgjoj përshëndetjet tuaja dhe emrin tim. Jam për të dëgjuar me përulësi mendimet e demokratëve dhe kritikat e drejtpërdrejta dhe për t’ju thënë e para. Ata që duan ta përçajnë PD, ata që duan ta shkatërrojnë PD, e bëjnë këtë për hesap të Edi Ramës. Atyre do iu themi, ndal ose jashtë! Ndërsa një grusht njerëzisht janë këta që si kanë bërë llogaritë për demokratët për gjërat e tyre. Ndërsa një pjesë tjetër përhumbet pas njerëzve të së shkuarës, që mund të kishin ‘pushtuar’ dhe njerëz me atë gjuhë urrejtje. Ata e kanë kaluar vijën e kuqe” u shpreh Basha. /Xh.Xh/dritare.net