Na ndiqni edhe në

Politikë

Basha në Velipojë: Nesër, në qeverisjen tonë, do të heqim taksën mbi karburantin dhe taksën e Rrugës së Kombit

Basha në Velipojë: Nesër, në qeverisjen tonë, do

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa ka zhvilluar sot një takim në Velipojë, është shprehur se sapo të vijë në pushtet, do të heqë taksën e mbi karburantin dhe taksën e Rrugës së Kombit.

Basha tha se sot do të ketë një takim me kryeministrin e ri të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ndodhet në Tiranë, dhe një nga çështjet që do t'i parashtrojë është që të hiqet çdo pengesë dhe qytetarët e Kosovës ta kanë sa më të lehtë për të ardhur në plazhet e Shqipërisë.

"Sot do të kem një takim me kryeministrin e Kosovës, një nga çështjet që do t'i parashtroj është që të heqim çdo pengesë dhe qytetarët e Kosovës ta kanë sa më të lehtë për të ardhur në plazhet e Shqipërisë. Taksa e Rrugës së Kombit dhe çmimi i naftës që është më i lartë se në Kosovë janë dy pengesa. Këto janë çështje që sot nuk zgjidhen dot, por nesër në qeverisjen tonë do të zgjidhen. 240 lekë taksa që është vendosur mbi karburantin do të hiqet dhe taksa e Rrugës së Kombit do të hiqet.

Nga 140 mln lekë të vjetra do jenë biznes i vogël. Biznesi i vogël do të ketë vetëm një taksë, 0.5% të xhiros do të jetë taksa për biznesin e vogël që do ti shkojë buxhetit vendor. Duke ndihmuar sipërmarrjen e vogël ne i kemi dhënë oksigjen pjesës më të madhe të ekonomisë", tha Basha.