Na ndiqni edhe në

Politikë

Basha në Kombinat: Ne nuk luajmë lojëra politike si Rama, por punojmë çdo ditë për të nxjerrë vendin nga kriza

Basha në Kombinat: Ne nuk luajmë lojëra politike si Rama, por

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sot ka zhvilluar një takim me punonjësit e një fasonerie në Kombinat.

Basha ka akuzuar Ramën duke thënë se, po luan çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi i qeverisë për të menaxhuar situatën e koronavirusit.

Basha në Kombinat: Ne nuk luajmë lojëra politike si Rama, por

Më tej kreu demokrat shkruan se, opozita nuk lua lojëra politike, por po punon çdo ditë për të nxjerrë vendin nga kriza.

"Edi Rama po provon çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi i tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë dhe nga kriza ekonomike, që shqiptarët po e vuajnë çdo ditë dhe që po zbraz xhepat e tyre.

Sot gjatë bisedës që zhvillova me punonjës të një fasonerie në zonën e Kombinatit, folëm për planin se si të dalim nga kjo krizë e thellë dhe të shpëtojmë ekonominë dhe shëndetin e njerëzve. Ne nuk luajmë lojëra politike, ne po punojmë çdo ditë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka zhytur RAMAVIRUSI", shkruan Basha./E.B-dritare.net

Basha në Kombinat: Ne nuk luajmë lojëra politike si Rama, por