Na ndiqni edhe në

Politikë

Basha në Golem: Qeveria ime nuk do të njohë asnjë prej vendimeve të marra 12 muaj para zgjedhjeve të ardhshme!

Basha në Golem: Qeveria ime nuk do të njohë asnjë prej

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë një vizite sot në Durrës, ku është takuar me operatorët turistikë dhe bizneset të zonës së Golemit, u shpreh se qeveria e tij, nuk do të njohë asnjë prej vendimeve të marra 12 muaj para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

‘’Duke parandjerë largimin, kanë filluar të firmosin kuturu lloj- lloj lejesh zhvillimore duke shkatërruar bregdetin, duke i dhënë klientëve leje mbi leje. Asnjë prej vendimeve të marra 12 muaj para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare nuk do të njihet nga qeveria ime pa iu nënshtruar një proces transparence për të parë ligjshmërinë e tyre. I bëj thirrje biznesmenëve dhe sekserëve mos gënjejnë njerëzit kot. Që një qeveri në ikje t’i kapim ca t’i kapim. Qoftë vendim qeverie, qoftë vendim i rregullimit të territorit, qoftë vendim i parlamentit, do të shohim ligjshmërinë dhe përputhjen me legjislacionin.’’ tha Basha./E.B-dritare.net