Na ndiqni edhe në

Politikë

Basha në Durrës: Ramavirusi po i zhyt qytetarët në varfëri

Basha në Durrës: Ramavirusi po i zhyt qytetarët në

Kreu demokrat Lulzim Basha, sot zhvilloi takime me qytetarët në Durrës. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Basha shkruan se ky qytet po vuan ende pasojat e tërmetit të 26 nëntorit dhe pandemia e ka thelluar akoma më shumë krizën.

Basha në Durrës: Ramavirusi po i zhyt qytetarët në

"Në Durrësin që vuan ende pasojat e tërmetit të nëntorit, pandemia vetëm se e ka thelluar më shumë krizën ekonomike. Në rrugë dhe dyqane, qytetarët që takova më shprehën shqetësimin për mungesën e plotë të ndihmës nga qeveria Rama.

Basha në Durrës: Ramavirusi po i zhyt qytetarët në

Janë të shumtë dhe në Durrës ata që nuk kanë marrë rrogën e premtuar nga qeveria. Ndërkohë që rihapja e bizneseve me fasha orare të reduktuara veç uljes së xhiros shoqërohet dhe me faturat e larta të energjisë elektrike, tatimeve dhe taksave vendore.

Basha në Durrës: Ramavirusi po i zhyt qytetarët në

Përditë e më zi shohin durrsakët ndërsa sezoni turistik i këtij viti pritet të jetë i vështirë dhe me humbje të pallogaritshme për turizmin e qytetit. Familje të tëra që do të kenë më pak të ardhura për shtëpitë e tyre pasi një nga burimet kryesore do shterojë.

Basha në Durrës: Ramavirusi po i zhyt qytetarët në

Qeveria Rama e keqmenaxhoi situatën e pandemisë në kurriz të shqiptarëve, duke favorizuar 10 oligarkët, klientë të saj. Në Durrësin e goditur rëndë nga tërmeti dhe pandemia, Ramavirusi po i zhyt qytetarët në varfëri dhe biznesin drejt falimentimit", shkruan Basha në rrjetet sociale./L.F-dritare.net