Na ndiqni edhe në

Politikë

Basha: Kriza ekonomike dhe papunësia do të marrin fund vetëm kur të largojmë Ramën!

Basha: Kriza ekonomike dhe papunësia do të marrin fund vetëm kur

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në Twitter, shkruan se kryeministri Edi Rama ndërsa po i afrohet fundit të qeverisjes ka hequr dorë nga fasada.

Basha shkruan se Rama shembi Teatrin duke përfituar nga pandemia dhe se nuk do t’ja dijë më për 120 mijë të papunët apo bizneset që falimentojnë përditë.

Me tej kreu demokrat shprehet se, kriza ekonomike dhe papunësia do të marrin fund kur të largohet Rama.

“Teksa po i afrohet fundit të qeverisjes RAMAVIRUSI ka hequr dorë nga fasada. Shkatërroi Teatrin Kombëtar duke përfituar nga pandemia, në shkelje flagrante të çdo ligji dhe norme shoqërore, për të grabitur pronën publike dhe për të shtuar me 30 milionë euro borxhin e shqiptarëve.

I babëzituri nuk do t'ja dijë për mbi 120 mijë të papunë, për bizneset që falimentojnë përditë, për mijëra familjet në nevojë dhe varfërinë që falë tij është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Kriza e thellë ekonomike dhe papunësia do marrin zgjidhje vetëm kur të largojmë RAMAVIRUSIN”, shrkuan Basha./E.B-dritare.net