Na ndiqni edhe në

Politikë

Basha: Do të ulim çmimin e energjisë. Nëse nuk e bëjmë, nuk kërkojmë mandat tjetër!

Basha: Do të ulim çmimin e energjisë. Nëse nuk e

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi sot programin e PD për energjinë. Kreu opozitar premtoi uljen e çmimit të energjisë elektrike, dhe kjo u shpreh ai do të arrihet përmes konkurrencës. Nëse nuk e arrijmë, tha Basha, nuk do të kërkojmë mandat tjetër.

“Ne do të ulim faturën e energjisë elektrike për 70% të familjeve shqiptare duke ngritur një sistem faturimi me dy fasha dhe duke ulur çmimin e energjisë për ata që konsumojnë deri në 300 kv/orë në muaj. Ne do të LIBERALIZOJMË tregun e energjisë elektrike, duke u dhënë konsumatorëve MUNDËSINË të zgjedhin vetë se te cili operator do ta blejnë energjinë. Në funksion të kësaj, angazhimi ynë kyç është ngritja e bursës së energjisë. Biznesi do te furnizohet më lirë dhe më mirë, duke rritur kështu konkurueshrmërinë e tij dhe mundësitë për të gjeneruar punësim. Ne do te zhdukim nga qarkullimi gjeneratorët, sepse është skandal për ekonominë shqiptare që në vitin 2021, siç e dëgjuam edhe nga vetë të dhënat e Bankës Botërore, gati gjysma e bizneseve deklarojnë se përdorin gjeneratorin për furnizim. Unë angazhohem për bashkimin e tregjeve të energjisë me Kosovën duke kombinuar prodhimin nga TEC-et në Kosovë për energji elektrike bazë ndërsa ajo e prodhuar në Shqipëri do të përdoret për të mbuluar kërkesën në kohën e pikut. Ne do të lidhim gazsjellësin TAP me TEC-in e Vlorës, do të gazifikojmë zonat industriale dhe do të aplikojmë projektin e magjistralit Jon-Adriatik, duke siguruar një lidhje me magjistralin e gazit me Kosovën”, tha Basha në prezantimin e planit./L.F-dritare.net