Basha: Më 25 prill do të kandidoj në qytetin që më ka besuar!
E Shtunë 23 Janar 2021, 18:06
Dritare.net
Kreu demokrat Lulzim Basha, në zgjedhjet e 25 prillit do të kandidojë vetëm në qarkun e Tiranës. Ai e ka treguar këtë sot në Opinionin, në News24, ku tha se ky qytet i ka besuar për herë të parë si deputet, por edhe si kryebashiak.
“Do të garoj në qytetin e Tiranës. Ky qytet më ka besuar për herë të parë përfaqësimin si deputet. Më ka besuar drejtimin si kryebashkiak dhe unë do të garojë në qytetin e Tiranës. Në asnjë qark tjetër. Çdo qark do të ketë deputetët e vet dhe drejtuesit e vet”, tha Basha./L.F-dritare.net