
Basha: Bujqësia në krizë, Rama e ka çuar në kolaps!
Dritare.net
Kreu demokrat Lulzim basha, sot ka zhvilluar takime me fermerët në Rrogozhinë. Ai shprehet se ata po përballen me mungesën e ndihmës nga ana e shtetit, dhe se propaganda e kryeministrit sipas Bashës, nuk e fsheh realitetin.
“Bujqësia shqiptare ka shtatë vjet në krizë të thellë. Mungesa e subvensioneve, rritja e çmimit të naftës, favorizimi i produkteve të importit e ka çuar në kolaps këtë sektor. Fermerët luftojnë me mbijetesën. Kësaj situate të vështirë i është shtuar dhe mungesa e mbështetjes në situatën e pandemisë duke e bërë gjendjen kritike.
Në Lekaj, takova fermerë që mundohen me mish e me shpirt, punojnë në kushte tejet të vështira, e me borxhe për të siguruar të paktën ushqimin për familjet e tyre. Situata e vështirë në Lekaj e kudo nuk fshihet pas ngjyrave të propagandës.
Edi Rama nuk mund ta fshehë përgjegjësinë dhe dështimin e tij në çdo sektor që sot ndodhet në ditën më të keqe. Dështimet, zhvatjet dhe mashtrimet e Edi Ramës po e çojnë ekonominë në krizë të thellë dhe vendin drejt kolapsit”, shkruan Basha në rrjetet sociale./L.F-dritare.net

















