Na ndiqni edhe në

Politikë

Bardhyl Reso: LSI u shkri si parti. PD po ndjek të njëjtin fat!

Bardhyl Reso: LSI u shkri si parti. PD po ndjek të njëjtin fat!

Bardhyl Reso nga SHBA, themelues i partisë demokratike, shprehet i shqetësuar për gjendjen aktuale në të cilën ndodhet sot partia demokratike. Zoti Reso në Intervistën e Ditës në Dritare TV, thotë se Sali Berisha po e çon të djathtën shqiptare drejt shkrirjes totale, ndërsa shton se LSI, tashmë si parti, e ka vulosur fundin e saj.

“Unë mendoj se Ilir Meta tashmë është i rënë. Po të shikosh daljet e tij janë zbehur. Del vetëm herë pas here bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi për të folur për inceneratorët, sa për të thënë, që ja, jemi edhe ne këtu. Unë mendoj që LSI si forcë politike, është e ezauruar dhe e shkrirë. Mendoj se problemi është te PD, pasi Sali Berisha me veprimet e tij, po çon edhe të djathtën shqiptare, në të njëjtën fat si LSI”, u shpreh zoti Reso në Dritare TV./L.F-dritare.net