Bardhi-Bashës: Mbështete kandidatët e Berishës, thuaje në publik ose do nxjerr mesazhet!
Dritare.net
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka shigjetuar Lulzim Bashën, i cili po kandidon sërish për kreun e PD. Bardhi i kërkoi Bashës publikisht që të tregojë se cilin kandidat ka mbështetur në Vaun e Dejës, Rrogozhinë dhe Kurbin.
“Cilido që ka bërë fushatë për Igli Carën ka bërë gjënë e duhur. Ai që ka bërë fushatë për Erion Velinë, është në një llogore të gabuar. Megjithatë e përsëris, sa kohë s’ka vendim të këshillit Kombëtar, nuk e caktoj unë kush është anëtar dhe kush jo. Unë kam një pyetje për Bashën, që është kandidati për kryetar. Cilin kandidat ka mbështetur Basha në Vaun e Dejws, do duhet t’ia thotë opinionit publik, nëse nuk ia thotë do bëj publike komunikimin me SMS që kanë patur me Bashën. Basha ka mbështetur 3 kandidate të Berishës ne vaun e Dejës, Kurbin e Rrogozhinë. Ata që kanë mbështetur kandidatët e Berishës ti largojmë nga Këshilli, Ndërsa zotin Basha ta bëjmë kryetar partie”, tha Bardhi./L.F-dritare.net