Arrestimi i komisionerëve të PD, PS, LSI/Rama: Të shërbejë si mësim!
Dritare.net
Kryeministri Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter, në lidhje dosjen e Durrësit, 339, ku SPAK, lëshoi 22 urdhër arreste. Rama shkruan se ky është rasti që duhet të marrim shembull për të larguar përfundimisht, partitë politike nga komisionet e zgjedhjeve.
"Arrestimi i komisionerëve politikë të dosjes së famshme të Durrësit, nxjerr në pah pse-në e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore! 14 të pandehur të PD, LSI dhe 8 të PS janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum! Për mua janë 22 individë të gabuar, në vendin e gabuar dhe detyrën e gabuar,që duhet të shërbejnë si shembull i padiskutueshëm për largimin përfundimtar të partive politike nga komisionet e zgjedhjeve! Le të vendosë drejtësia për ta pa dallim dhe mësimi për ne është: DEPOLITIZIM!", shkruan Rama./L.F-dritare.net