
Analisti: Ja pse PD duhet të luajë me dy karta përballë mazhorancës!
Dritare.net

Për analistin Naim Lapardhaja opozita që të fitojë besimin e votuesve dhe të kthehet në forcë qeverisëse, duhet të luajë me dy karta, atë morale dhe të së vërtetës.
Në intervistën e ditës tek Dritare TV, Lapardhaja tha se Partia Demokratike nuk duhet të fokusohet më tek numrat por të rifitojë besimin e demokratëve dhe mos të vazhdojë me tollovinë e politikës si në 30 vite.
“Opozita ka vetëm armën e moralit, dhe të së vërtetës nëse ia heq këto ajo shpërbëhet totalisht. Përballë një mazhorance të korruptuar kemi një opozitë që thotë se rëndësi kanë numrat, por ne e dimë që opozita është një forcë e cila është mazhorancë në vendin tonë, dhe janë shumë pak mandate që i duhen PS për të vjedhur zgjedhjet.
Për opozitën që të bëhet e besueshme dhe atraktive tek votuesit, duhet karta morale dhe e së vërtetës, nëse do vazhdojmë me gënjeshtra do vazhdojë tollovia e politikës shqiptare si në 30 vite”, tha ai./M.K-dritare.net

















